Vjen momenti kur duhet bërë hapi drejt cilësisë dhe shpesh dicka e tille nënkupton kohë për t’ia dedikuar klientit për të pasur rezultate nër shitje dhe faturim.
Shpeshherë koha nuk mjafton.
Për këtë arsye qendra jonë e shërbimit të Call Center-it mund të jetë një instrument i rëndësishëm pune në procesin e data entry dhe back office në outsourcing, duke i kursyer biznesit kohë dhe kosto në futjen e të dhënave në sistem.
Si funksionon shërbimi ynë i data entry dhe back office:
Mbledhje paraprake për të kuptuar nevojat e Kompanisë.
Përcaktimi i rezultateve që qendra jonë duhet të realizojë.
Trajnim i personelit në ambientet tona.
Zbatim i një sistemi për transmetimin e të dhënave dixhitale.
Aktivizimi i shërbimit back office/data entry.
Raportimi i veprimtarisë.
Në çdo fazë është e rëndësishme ballafaqimi në mënyrë transparente me Kompaninë, në mënyrë që të zhvillohet çdo aspekt, përballja me problematikat e ndryshme dhe zgjidhja e tyre për të arritur rezultatin e paracaktuar.