Diçka rreth nesh
Alb Data është një qendër moderne shërbimesh komunikimi, e cila me anë të burimeve të brendshme njerëzore dhe teknologjisë, u ofron shërbime strategjike kompanive të cilat synojnë projektimin e zgjidhjeve të personalizuara dhe sa më të përshtatshme për të planifikuar dhe realizuar iniciativat për konsolodimin dhe zhvillimin e biznesit tuaj.
Alb Data është e specializuar në menaxhimin e shërbimeve të komunikimit hyrës, duke i garantuar kompanive të klientëve të saj standarde të larta cilësie në përgjigjen e thirrjeve hyrëse dhe në menaxhimin e aktiviteteve të kërkuara.
Alb Data dëshiron të jetë një burim strategjik për çdo kompani moderne, pasi sot kontakti mes biznesit dhe klientëve përfaqëson një benefit për klientin por edhe një mundësi për të rritur imazhin e vet kompanisë: një marrëdhënie që përkthehet në avantazh për të arritur rezultate sa më të mira.
Pikat tona të referimit
Misioni ynë bazohet në vlerat që i quajmë thelbësore për të arritur rezultatet e paracaktuara.
- Kujdes. Njerëzit janë mbi çdo gjë, janë qendra e mendimeve tona, pa përjashtim: nga operatori deri te klienti.
- Rritja. Një sy i vëmendshëm është gjithmonë vigjilent në biznesin e klientëve tanë: objektivi i kompanisë bëhet i yni.
- Fleksibiliteti. Besojmë dhe punojmë për të dhënë një shërbim të përshtatshëm për çdo klient.
- Besueshmëria. Detyrimet dhe premtimet duhen mbajtur, por mbi të gjitha ofrimi i një Shërbimi ndaj Klientit sa më korrekt që biznesi juaj të jetë gjithmonë i besueshëm për klientët.
- Trajnimi. I fundit, por jo më pak i rëndësishmi është trajnimi i personelit tonë ndërmjet kurseve dhe mbledhjeve periodike të kryera nga një staf kompetent.